Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar të gjithë kandidatët që kanë munguar apo kanë dështuar në testimet fizike më 10 dhe 11 korrik 2025, se do t’i nënshtrohen ri-testimit fizik më 04 gusht 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, testi do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në hyrjen nr. 1 nga Fushë Kosova.
Kandidatët janë të obliguar të paraqiten jo më vonë se ora 07:30 në ditën e testit.
“Kandidatët e ftuar në ditën e ri testimit duhet të kenë me vete: Kodin e aplikimit. Letërnjoftimin apo dokument tjetër identifikimi. Pajisje sportive (shorce ose trenerka, maicë dhe atlete)”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!