image Kanceri në prostatë është më i përhapuri gjatë kësaj periudhe në Britani

Shëndetësi

Kanceri në prostatë është më i përhapuri gjatë kësaj periudhe në Britani

news image

Kanceri i prostatës është bërë forma më e zakonshme e diagnostikuar e sëmundjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Një total prej 57.119 burrash në Angli, Skoci, Irlandë Veriore dhe Uells vuajnë nga kanceri i prostatës.

Një vit më parë shifrat ishin 48.690 ndërsa në vitin 1998 shifrat ishin 24.000  që do të thotë se rastet me kancer të prostatës janë dyfishuar në 20 vitet e fundit dhe tani ka kapërcyer edhe kancerin e gjirit e cila ishte forma më më të zakonshme.

Shefja ekzekutive e bamirësisë, Angela Culhane, është shprehur se “Numri i burrave me kancer të prostatës vazhdon të rritet dhe për herë të parë, ai është bërë kanceri më i diagnostikuar në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Ne gjithashtu e dimë se pandemia e Covid-19 ka penguar diagnostifikimin dhe trajtimin e kancerit të prostatës. Por derisa shërbimet të fillojnë të kthehen në normalitet, e rëndësishme është që kushdo që ka shqetësime apo rrezikon të ketë kancer të prostatës, të flasë me mjekun e tij ose të kontaktojë dikë të specializuar për këtë fushë”, tha ajo.

Shifra e kancerit të prostatës ishte gjithashtu më e lartë se ajo për kancerit të mushkërive (48,054) dhe kancerit të zorrëve (42.879) në të njëjtën periudhë./Gazeta Sinjali/