image Kanceri i merr jetën djalit 25-vjeçar të aktorit të njohur anglez, Tim Roth

Bota e Yjeve

Kanceri i merr jetën djalit 25-vjeçar të aktorit të njohur anglez, Tim Roth

news image

Cormac Roth, djali i aktorit anglez, Tim Roth fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.

Familja e tij njoftoi nëpërmjet një deklarate për publikun.

“Të dielën, më 16 tetor, ne humbëm djalin tonë, Cormac pas një beteje të guximshme me kancerin. Ai vdiq i qetë në krahët e familjes së tij që e donin dhe e adhuronin. Ai luftoi me një guxim të jashtëzakonshëm vitin e kaluar dhe e ruajti zgjuarsinë dhe humorin e tij deri në fund. Një shpirt i butë që solli kaq shumë lumturi dhe shpresë për ata që e rrethonin. Hidhërimi rritet kur mendojmë për atë djalë të bukur që njohëm gjatë këtyre 25 viteve e 10 muajve.”

Cormac u diplomua në Kolegjin Bennington në Vermont dhe ishte një muzikant jashtëzakonisht i talentuar. Në një postim në Instagram në muajin korrik, Cormac njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer të fazës së tretë në nëntor të 2021.

“Më ka hequr gjysmën e dëgjimit, 60 kilogramë peshë, besimin tim dhe do të vazhdojë rrugën e tij vrastare, derisa unë të arrij ta ndaloj disi. Por, nuk më ka hequr vullnetin për të mbijetuar, apo dashurinë për të bërë muzikë. Nuk ma ka hequr ende”, kishte shkruar ai.

/GazetaSinjali/