image Kancelari Merz synon t’i japë BE-së rol udhëheqës dhe kërkon zgjidhje të shpejtë të konfliktit tregtar me SHBA-në

Evropë

Kancelari Merz synon t’i japë BE-së rol udhëheqës dhe kërkon zgjidhje të shpejtë të konfliktit tregtar me SHBA-në

news image

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se ka për qëllim ta rikthejë Gjermaninë si forcën lëvizëse të Bashkimit Evropian dhe dëshiron të japë një kontribut personal për suksesin e Evropës në vitet e ardhshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Në samitin e tij të parë të BE-së në Bruksel që nga marrja e detyrës në maj, Mertz tha se mbështet përpjekjet e Komisionit Evropian për të arritur sa më shpejt një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Ai theksoi rëndësinë e një zgjidhjeje të shpejtë, pasi afati i fundit për negociatat mbi tarifat me SHBA-në skadon më 9 korrik. Mertz kritikoi Komisionin Evropian për kompleksitetin e negociatave.

Në lidhje me veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, kancelari hodhi poshtë idenë e masave ndëshkuese apo pezullimit të Marrëveshjes së Asociimit mes BE-së dhe Izraelit.

Kjo deklaratë erdhi pas raportit të BE-së që akuzonte Izraelin për shkelje të parimeve të bashkëpunimit ndërkombëtar. Kreu i BE-së bëri thirrje për përmbajtje dhe respektim të ligjit ndërkombëtar nga të gjitha palët në Lindjen e Mesme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/