image Kancelari gjerman kërkon nga Moska 'shenja të de-përshkallëzimit'

Botë

Kancelari gjerman kërkon nga Moska ‘shenja të de-përshkallëzimit’

news image

Kancelari gjerman Olaf Scholz po qëndron për vizitë në Rusi. Ai ka kërkuar që Moska të japë urgjent shenja të de-përshkallëzimit të situatës me Ukrainën, transmeton Sinjali.

Scholz shkroi në Twitter të hënën në mëngjes se gjatë vizitës së tij në Ukrainë ai do të “shpreh solidaritetin dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme”.

“Ne presim urgjentisht shenja të de-përshkallëzimit nga Moska”, shtoi ai. 

Një tjetër agresion ushtarak do të kishte pasoja shumë të rënda për Rusinë. Unë jam dakord absolut me aleatët tanë për këtë. Ne po përjetojmë një kërcënim shumë, shumë serioz për paqen në Evropë.”

Udhëtimi dy-ditor i Scholz-it vjen pasi qeveria e tij u kritikua rreth vendosmërisë së Berlinit për t’i bërë ballë Rusisë.

/GazetaSinjali/