image Kancelari gjerman hedh padashje dokumentet qeveritare në koshin e shtëpisë

Evropë

Kancelari gjerman hedh padashje dokumentet qeveritare në koshin e shtëpisë

news image

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe gruaja e tij duket se kanë kryer një gabim të paprecedentë. 

Sipas mediave, dokumentet e qeverisë u gjetën në mbeturinat e shtëpisë së tyre në Potsdam.

Sipas ERT, fjala “konfidenciale” ishte shkruar në disa dokumente të gjetura në koshin e plehrave të çiftit, ndërsa siç raportohet në shkrimin e “Spiegel” disa prej tyre ishin nga takimi i fundit i G7 në Gjermani. Në fakt, pati profile të përziera të pjesës tjetër të liderëve që morën pjesë në G7, si dhe të bashkëshortëve të tyre.

Dyshohet se dokumentet në fjalë janë hedhur pa kujdes nga bashkëshortja e Scholz, Brita Ernst, e cila njihet si ministre e Arsimit në shtetin e Brandenburgut.

Pjesa më e madhe e dokumenteve ishin të sajat, si takimet zyrtare të planifikuara apo shënime të ndryshme.

/GazetaSinjali/