image Kancelari gjerman do të vizitojë SHBA-në, takim me presidentin Trump më 5 qershor

Evropë

Kancelari gjerman do të vizitojë SHBA-në, takim me presidentin Trump më 5 qershor

news image

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vizitën e tij të parë zyrtare që nga marrja e detyrës si kancelar, shkruan Gazeta Sinjali.

Ambasada gjermane në Washington ka konfirmuar se më 5 qershor Merz do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Sipas njoftimit, në qendër të diskutimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe mes Gjermanisë dhe SHBA-së, si dhe çështje me rëndësi ndërkombëtare.

“Temat kryesore do të përfshijnë marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështje ndërkombëtare, të tilla si lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës, situata në Lindjen e Mesme dhe politika tregtare”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/