Reshjet e mëdha të shiut në Komunën e Pejës kanë ngritur nivelin e ujit në kanalin e Çokolicës.
Dalja e ujit nga shtrati në këtë kanal, rrezikon biznese dhe shtëpi banimi që gjenden për rreth të cilave mund të ju shkaktojë dëme të mëdha.
Por, në një përgjigje për Gazetën Sinjali, nga komuna kanë thënë se janë duke ndërhyrë për ta parandaluar daljen e ujit nga shtrati.
Drejtoresha e Shërbimeve Publike, Xhevahire Çeku-Kelmendi ka thënë për Gazetën Sinjali se çdo gjë është nën kontroll dhe se janë duke punuar.
“Po pa merak, ekipi është në terren dhe janë duke punuar në këtë aspekt”, ka thënë ajo për Gazetën Sinjali.