Të mërkurën qeveria kanadeze shpalli grupin “Proud Boys” (Djemtë Krenarë) organizatë terroriste, duke vënë në dukje se ata luajtën një rol kryesor në protestat e dhunshme që përfshinë Kongresin amerikan më 6 janar.
Pas kësaj ngjarjeje “Djemtë Krenarë” ndodhen nën mbikëqyrje të rritur nga ana e autoriteteve.
“Proud Boys” janë një grup ekstremist, burrash shovinistë të ekstremit të djathtë, të njohur për përfshirje në përplasje të dhunshme gjatë tubimeve politike. Kanadaja është vendi i parë që i përcakton ata si grup terrorist.
Gjatë debatit mes kandidatëve për president në shtator të 2020, Donald Trumpi i nxiti ata të “tërhiqeshin e të qëndronin në gatishmëri” ndërsa iu kërkua t’i dënonte ata nga drejtuesi i debatit.
Gjatë një konference, zyrtarë të lartë thanë se autoritetet i kishin vëzhguar dhe kishin mbledhur prova në lidhje me grupin “Proud Boys” para rebelimit në Capitol, por konfirmuan se ngjarja dha informacione që ndihmuan në vendimin për përcaktimin e organizatës si terroriste. /GazetaSinjali/