Disa kabllo elektrike janë këputur sot në rrugën “Dardania”, në Fushë Kosovë, nga një kamion, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
Ai bëri të ditur se nga kjo prishje e shkaktuar nga kamioni, gjashtë konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike, mirëpo ia siguroi se ky dëmtim do të rregullohet sot.
“Ekipi ka dalë menjëherë e ka bë sigurimin e vendit. Kjo punë kryhet sot”, ka thënë Buzhala./Gazeta Sinjali/