Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e së shtunës në rrugën Barilevë–Prugovc, ku një kamion ka dalë jashtë rrugës pasi drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin.
Si pasojë e incidentit, kamioni ka përfunduar në një gropë pranë rrugës, ndërsa në vendngjarje është dashur ndërhyrja e mjetit të tërheqjes për ta nxjerrë automjetin.
Ende nuk ka informacione zyrtare nëse nga aksidenti ka persona të lënduar.
Ndërkohë, Sinjali ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për më shumë detaje rreth rastit, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje zyrtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!