Shumë kamionë të cilët kanë bllokuar rrugën për 12 ditë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, iu është hargjuar bateria e motorit dhe po kanë problem që të ndezen.
E për ta zgjidhur këtë problem, ata kanë shfrytëzuar kabllot e njëri tjetrit për të i ndezur kamionët.
Ekipi teknik i serbëve ka më shumë telashe me bateritë e automjeteve, pasi që disa prej tyre janë dëmtuar qëllimisht në fillim të protestës.
Njëri prej kamionëve i cili po ka problem të ndizet i përket një biznesi nga Novi Pazari, i cili është bllokuar pa dashje.