image Kamionët mbi 20 tonë, nesër s'e kanë të ndaluar qarkullimin

Kosovë

Kamionët mbi 20 tonë, nesër s’e kanë të ndaluar qarkullimin

news image

Për ditën e nesërme, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Sipas njoftimit, Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në kohë, në rast se krijohen kushtet për vendosjen e kufizimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/