image Kamionët mbi 20 tonë do të qarkullojnë pa kufizime nesër

Kosovë

Kamionët mbi 20 tonë do të qarkullojnë pa kufizime nesër

news image

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të premten nuk do të ketë kufizime të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit gjatë temperaturave të larta.

Për këtë arsye, kamionët mbi 20 tonë do të lejohen të qarkullojnë pa kufizime gjatë ditës së premte.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike.

Qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë në rast se temperaturat krijojnë kushtet për zbatimin e masave kufizuese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/