image Kamionët e tmerrit, dy raste të ngjashme brenda vitit

Kosovë

Shqetësuese/ Kamionët e tmerrit, dy raste të ngjashme brenda vitit

news image

Dy aksidente të ngjashme sivjet janë shkaktuar nga kamionët e shfrenuar

Pamje të llahtarshme, sikur nëpër filma, kanë tronditur qytetarët e Kosovës sivjet, si pasojë e dy aksidenteve që janë shkaktuar nga kamionët.

Këto aksidente kanë pasur shumë ngjashmëri me njëra-tjetrën ndërsa një shkaktar të përbashkët- defektin në sistemin e frenimit.

Ngjarjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë të cilat pas publikimit në medie kanë tronditur opinionin dhe kanë ngritur alarmin e shoqërisë për nevojën e parandalimit të tyre.  

Rasti i parë ndodhi në muajin mars të këtij viti, ku Gjilani ishte trandur nga aksidenti zingjiror i trafikut, i shkaktuar nga një kamion i cili kishte goditur me një shpejtësi të jashtëzakonshme disa vetura në qendër të qytetit për shkak të dështimit të frenave.

Gjilan, 7 mars 2019

Për pasojë, një person kishte mbetur i vdekur atë ditë ndërsa një grua e moshës  84 vjeçare kishte ndërruar jetë 55 ditë pas kësaj ngjarje.

Rasti i dytë ndodhi sot në kryeqytet, ku tre persona mbetën të lënduar pasi shoferi i kamionit të kompanisë “Pastrimi” nuk kishte arritur të frenonte për shkak të defektit në sistem duke i përfshirë në aksident9 vetura. Në këtë ngjarje, për fat të mirë nuk pati viktima por vetëm dëme materiale./Sinjali/