Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e Çim Pekës për të folur për krizën politike në Sqhipëri.
Mirëpo kjo dalje e parë e Bashës në një studio televizive që prej ndërprerjes së protestave të opozitës një muaj më parë, ka nisur me një moment jo të këndshëm.
Ndërkohë që Basha fliste, intervista u ndërpre nga një zhurmë në sfond, e ndërsa të dy, bashkë me Pekën mbetën të ngrirë kur dollapi i studios ra live dhe kjo u transmetua.
Në video duket momenti i sikletshëm për gazetarin dhe Bashën po ashtu, ndërsa kameramanit i bie të fikët dhe rrëzohet bashkë me dollapin.