Tre punonjës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, gjë që ka bërë të pezullohet puna në këtë qendër.
Gjithashtu në njoftimin e Komunës së Kamenicës bëhet e ditur se edhe stafi tjetër i kësaj qendre pritet që të testohen gjatë ditës.
Njoftimi i plotë:
Komuna e Kamenicës njofton qytetarët që pezullohet përkohësisht puna në QMF-Qendër (tek Kisha) në Kamenicë.
Pezullimi i punës është bërë për shkak se tre puntorë në këtë QMF kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe stafi tjetër pritet të testohet gjatë ditës.
Udhëzohen të gjithë pacientët e kësaj QMF që vizitat mjekësore t’i realizojnë në QKMF-Kamenicë.
Falemnderit për mirëkuptimin! / Gazeta Sinjali/