image Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Politikë

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

news image

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është shprehur se pas dy ditë qëndrimi të ushtrisë serbe në rrugë, situata është qetësuar pas thirrjes së SHBA-së për tërheqjen e trupave.

Kamberi teksa ka komentuar deklaratën e presidentit serb, nënvizoi se ekziston mundësia që Aleksandër Vuçiç të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Nisur nga kjo ai ka pasur një thirrje për ndërkombëtarët.

“Ushtria serbe ka qarkulluar dy ditë në rrugët tona por më vonë janë tërhequr. Pas qëndrimit zyrtar të SHBA, duket se gjërat po shkojnë drejt normalizimit. Nuk vërehen lëvizjes ushtarake. Nuk kishte asnjë arsye që të përmendet Lugina e Preshevës dhe mundësia e përfshirjes së elementëve kriminale në sulmin në veri, pasi aksionin e Banjskës e ka realizuar policia e Kosovës”, tha një intervistë për Euronews Albania.

“Këtu ekziston mundësia që Vuçiq po përgatitet për ndonjë hakmarrje ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës, prandaj unë bëjë thirrje SHBA, dhe ambasadorëve të QUINT-të që të parandalojnë çdo lloj sulmi nga Vuçiq”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/