image Kamberi: Tre shqiptarë të arrestuar në Bujanoc, dy nga ta zyrtarë komunal

Rajon

Kamberi: Tre shqiptarë të arrestuar në Bujanoc, dy nga ta zyrtarë komunal

news image

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se janë arrestuar tre shqiptarë në Bujanoc.

Ai po ashtu bëri të ditur se dy nga ta ishin zyrtarë komunal.

Kamberi tha se arrestimi në proces zgjedhor për kinse vepra të kryera shumë vjet më parë është tendencioz.

“Serbia është vendi në të cilën, për çdo ditë e në çdo komunë, ka “keqpërdorime të detyrës zyrtare”, duke filluar nga presidenti i shtetit i cili, kur shpallë rezultatet zyrtare të Referendumit për ndryshimin e kushtetutës, para se ato t,i shpallë Komisioni zgjedhor republikan, thyen kushtetutën dhe bën shkjelje të detyrës zyrtare. Edhe arrestimet e djeshme në Bujanoc të dy zyrtarëve aktual komunal dhe një ish zyrtari, kur veç kanë filluar veprimet zgjedhore për zgjedhjet parlamerntare, është bërë traditë e veprimit të shtetit ndaj shqiptarëve sa herë që në Luginë të Preshevës ka zgjedhje”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

/GazetaSinjali/