Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se është takuar me Senatorin amerikan, Gary Peters.
Kamberi ka bërë të ditur se me të kanë folur për sfidat dhe shqetësimet e komunitetit shqiptar, me theks të veçantë mbrojtjes së të drejtave të tyre dhe sigurimin e pjesëmarrjes së tyre aktive në sferën politike dhe sociale.
Ndër të tjerash, ai ka njoftuar se me Senatorin një temë e rëndësishme e bisedës ishte edhe çështja e reciprocitetit me komunitetin serb në Kosovës. Sipas tij, në takim u theksua rëndësia e një qasjeje të balancuar dhe marrëveshjeve reciproke të dobishme, që adresojnë shqetësimet dhe aspiratat e shqiptarëve të Luginës në dialogun Kosovë-Serbi.
Postimi i plotë i tij:
Lugina mbetet pjesë e agjendës së Senatit të SHBA
Një takim shumë produktiv me Senatorin amerikan Gary Peters,mikun e Luginës së Preshevës. Ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të trajtuar çështjet kritike me të cilat përballen shqiptarët veçanërisht duke u fokusuar në diskriminimin, nënpërfaqësimin dhe nevojën për reciprocitet me komunitetin serb në Kosovë.
Gjatë diskutimit, theksova sfidat dhe shqetësimet e komunitetit shqiptar, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të tyre dhe sigurimin e pjesëmarrjes së tyre aktive në sferën politike dhe sociale. Ne i shprehëm mirënjohjen Senatorit Peters për mbështetjen dhe përkushtimin e tij për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe barazinë për të gjithë.
Diskriminimi, pasivizimi I adresave e nënpërfaqësim diskutuam gjatë takimit. Theksova nevojën për përfshirje më të madhe të komunitetit shqiptar në proceset dhe institucionet republikane, ndërprerjen e diskriminimit e rikthimin e adresave.
Temë e rëndësishme e bisedës ishte çështja e reciprocitetit me komunitetin serb në Kosovë. Theksuam rëndësinë e një qasjeje të balancuar dhe marrëveshjeve reciproke të dobishme që adresojnë shqetësimet dhe aspiratat e shqiptarëve të Luginës në dialogun Kosovë-Serbi.
Mirënjohës Senatorit Gary Peters për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin e tij të sinqertë në adresimin e sfidave me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës dhe më gjerë.