image Kamberi: Raporti për Serbinë është thirrje për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Kosovë

Kamberi: Raporti për Serbinë është thirrje për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

news image

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Raporti i Progresit për Serbinë, për këtë vit është thirrje për drejtësi dhe barazi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se ai raport është pasqyrë e situatave së pakicave, veçanërisht mbi sfidat dhe problemet që përballen shqiptarët e Luginës.

Më tej, Kamberi ka renditur disa nga pikat që thotë se janë në raport e shqiptarët i kanë ngritur vazhdimisht. Aty përfshin mungesën e zbatimit të të drejtave të shqiptarëve, pasivizimin e adresave dhe kontrollet policore, përfaqësimin e pamjaftueshëm të shqiptarëve në institucione publike dhe polici, mungesa e arsimit në gjuhën shqipe, mungesa e shërbimeve publike në gjuhën e pakicave, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi, etj.

“Ky raport nuk mund të kuptohet ndryshe përveç si thirrje që Serbia të përmbushë detyrimet ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të drejtave e pakicave, të veprojë në mënyrë transparente dhe të respektojë të drejtat e shqiptarëve si qytetarë të barabartë. Ne nuk do të heshtim! Të drejtat tona duhet të mbrohen, dhe zëri ynë do të dëgjohet”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

/GazetaSinjali/