image Kamberi: Potenciali ynë është për më shumë se një shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Politikë

Kamberi: Potenciali ynë është për më shumë se një shqiptar në Kuvendin e Serbisë

news image

Shaip Kamberi, bartës i listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” për zgjedhjet e së dielës në Serbi, ka thënë se potenciali i tyre është për më shumë se një deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

“Potenciali ynë është më shumë se një deputet në Kuvendin e Serbisë. Çështja ekziston se diskriminimi e ka bërë të vetën. Ku frustimet e shumta të proceseve politike të kaluara, trusnia e vazhdueshme që OSBE-ja i bën njerëzve. Për mungesën e ndonjë rezultati më konkret politik, që t’i bindet zgjedhësi i fundit shqiptar. Është e domosdoshme që të vazhdojmë betejën tonë politike, përmes përfaqësimit tonë qoftë në nivelin lokal, por dhe atë qendror”, ka theksuar Kamberi në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

Tutje, ai është shprehur se ka përfunduar fushata zgjedhore, por që po vazhdojnë akoma për mobilizim politik, për të siguruar fitore.

“Fushata ka mbaruar gjatë ditës së djesshme. Po vazhdon mobilizimi akoma përmes një organizimi politik”, ka shtuar Kamberi.

/GazetaSinjali/