Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka reaguar pas shkarkimit të kryetares së Preshevës, Ardita Sinani, ku për kundërshtarët politik ai është shprehur se sot humbën gjithçka bashkë me nderin.
Me 20 vota për, këshilltarët e Kuvendit Komunal kanë shkarkuar në seancë të jashtëzakonshme nga posti kryetaren nga PVD.
Ardita Sinani ishte zgjedhur kryetare e Preshevës në maj të vitit 2021 pas një marrëveshjeje për koalicion midis PVD-së, PDSH-së dhe LR-së.