Deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për vizitën e Palmerit dhe Lajçakut në Beograd në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Gazeta Sinjali.
Kamberi është shprehur se nuk pret që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të njohë Kosovën para zgjedhjeve parlamentare në Serbi.
“Shpresoj që të jetë një iniciativë serioze e ShBA-së që të bindë Serbinë të futet në dialog me Kosovën për të arritur marrëveshjen përfundimtare. Megjithatë, unë jam skeptik pasi në Serbi vitin e ardhshëm janë zgjedhjet presidenciale dhe nuk mund të pres nga Vuçiq të njohë Kosovën para zgjedhjeve. BE ka shumë mekanizma që të bindë Serbinë për të ndryshuar sjellje”, tha ai në CNN.a2./Gazeta Sinjali/