image Kamberi i kundërpërgjigjet Vuçiqit me një hartë të Kosovës

Politikë

Kamberi i kundërpërgjigjet Vuçiqit me një hartë të Kosovës

news image

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë i është përgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pasi ky publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin serb, shkruan Gazeta Sinjali.

Në profilin e tij ai ka publikuar një fotografi të hartës së Kosovës ku shihet edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

 “Deri në përjetësi”, shkruhet nën hartën që ka publikuar Kamberi, derisa ai ka shkruar “Le të nervozohet kush të dojë”.

Lidhur me foton që ka publikuar në rrjete sociale Vuçiq ka pasur reagime të shumta, derisa në profilin e tij ka pasur shumë komente nga kosovarët. /Gazeta Sinjali/