image Kamberi e Cramon diskutuan për diskriminimin që po iu bëhet shqiptarëve në Luginë

Politikë

Kamberi e Cramon diskutuan për diskriminimin që po iu bëhet shqiptarëve në Luginë

news image

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka takuar sot eurodeputeten e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se kanë diskutuar për problemet e diskriminimit të shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës.

“Në këtë takim, u përballëm me çështjet që prekin të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Diskutuam thellësisht për rëndësinë e trajtimit të barabartë dhe të lirive individuale dhe kolektive, duke u bazuar në normat e konventave ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut”.

“Qëndrim të qartë të solidaritetit dhe angazhimit tonë për të adresuar diskriminimin e pasivizimin dhe për të ndihmuar në garantimin e të drejtave të plota për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Kamberi.

/GazetaSinjali/