Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ka folur sërish për përdorimin e lirë të flamurit kombëtar nga shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Ai ka thënë se beteja politike për përdorimin e flamurit kombëtar lirshëm duhet të vazhdojë deri në realizim.
“Që të valojë lirshëm në Luginë të Preshevës, duhet mos pasur fobi ndaj tij këtu, në Parlamentin e Beogradit, nga ku i njëjti na është ndaluar! E nga kërkesa si kjo e përdorimit të flamurit kombëtar lirshëm, beteja politike e jona duhet vazhdojë, pa dorëzim deri në realizim”, ka shkruar ai.
VIDEO të cilën Kamberi e publikoi, duke kujtuar ditën e vendosjes së flamurit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, gjatë fjalimit të tij.