Këngëtarja e njohur, Remzie Osmani, së fundmi ka qenë e ftuara e moderatorit Artan Telaku, ku tregoi se për shkak të këngëve patriotike në moshën 13-vjeçare kishte rrezikuar burgun nga regjimi i asaj kohe, por që kishte paguar gjobat dhe nuk ishte burgosur, shkruan Gazeta Sinjali
“Unë kam qenë e dënuar për këngë nacionaliste si një 13-vjeçare pa i mbushur akoma 14 dhe kam paguar me të holla. Përkthyer me vlerën e parasë tani, e kam paguar me 4 mijë euro dënimin tim në atë kohë kur u dënuan koleget e mia dhe shumë anëtarë të shoqërisë përfunduan në burg dhe unë e pagova me të holla”, është shprehur Remzie Osmani.
Kujtojmë se para disa ditësh ajo ka reaguar ndaj lajmeve që kanë qarkulluar këto ditë se ajo do të këndojë në dasma për minimumi nëntë mijë euro.
Nëpërmjet profilit të saj në “Facebook” artistja ka deklaruar se këto janë shpifje dhe ka paralajmëruar se do të nisë paditë gjyqësore për të gjithë ato që nxjerrin informacione të rreme duke përdorur emrin e saj./Gazeta Sinjali/