Një rast i rëndë i dhunës psikike në familje është raportuar në Mitrovicën e Jugut, ku një çift bashkëshortor ka denoncuar djalin e tyre për kërcënime të vazhdueshme me jetë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktimat janë V. U, rreth 56-vjeçar dhe B. U., rreth 58-vjeçare, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë pasi, sipas tyre, djali i tyre Sh. U., rreth 31-vjeçar ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike ndaj tyre.
Sipas denoncimit, situata ka kulmuar kur i dyshuari dyshohet se u është drejtuar prindërve me fjalët kërcënuese: “Kam me ju vra.”
Sinjali mëson se pas raportimit të rastit, Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka intervistuar të dyshuarin.
Me vendim të Prokurorit kujdestar, Sh. U është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje – Kanosje”.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.
Kërcënimet me vrasje ndaj prindërve e çuan 31-vjeçarin në ndalim. Rasti po hetohet nga autoritetet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!