image ‘Kam hall se do kërkojë Luizi hapësirë tani’/ Arbëri ironizon keq Kiarën: Gërhitjet tani i duken klarinetë

Bota e Yjeve

‘Kam hall se do kërkojë Luizi hapësirë tani’/ Arbëri ironizon keq Kiarën: Gërhitjet tani i duken klarinetë

news image

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP2” opinionistët, Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari, kanë komentuar sjelljen e Kiara Titos tani që u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Arbëri u shpreh se Kiara që ditën kur doli nga BB VIP tregoi një sjellje jo shumë të mirë, pasi nuk takoi asnjë nga ish-banorët dhe kur iku ka bërë ironi.

Nga ana tjetër, Zhaklin shtoi se nuk beson se Kiara me këtë sjellje është e sinqertë.

Ja çfarë thanë Arbëri dhe Zhaklina për Kiarën:

Arbër: Unë e kam parë ditën që erdhi këtu në studio që nuk takoi asnjë nga banorët. Edhe kur iku na bëri ironi. Fama është e vështirë të administrohet. Fama të kthen gërhimën në klarinetë. Fama e këtyre njerëzve, që akuzojnë Bledin për vëmendje, kur kjo do vëmendje, fama të bën mos të pyesësh më as për ngjyrat e rrobave të partnerit. Më vjen keq se po shoh dy Kiara, po befasohem po mos të kisha parë videot s’do e kisha besuar kurrë. Kam hall se do kërkojë Luizi hapësirë tani. Përpara se të dilte kishte treguar maturi, kurse tani më vjen keq që hiqet si gruaja e sulltanit. Ajo tani është sulltanesha.

Zhaklin: Teksa dëgjova Kiarën nuk e besoj që është e sinqertë. Arroganca dhe fodullëku, na japin përgjigje për çdo pyetje për vërtetësinë e saj në çdo gjë. Mendoj se vetëm ka konfirmuar që Kiara i merr gjërat në bazë të pëlqimeve nëpër rrjete. Në këto 90 ditë, Kiara ka tentuar të promovojë vlera pozitive dhe nuk e di si ikën këto vlera. Do i bëj thirrje vajzave që duhet t’ia dalin vetëm në jetë, pa u treguar oportuniste.

/GazetaSinjali/