Policia e Kosovës njofton se njësiti patrullues ka ndaluar dy persona të cilët ishin duke e kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Të dyshuarit ishin duke drejtuar një tufë prej 19 deleve pa matrikull.
Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Nishevc, rreth orës 11:15.
“Njësiti patrullues ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë duke kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë të cilët ishin duke drejtuar një tufë prej 19 deleve pa matrikull. Njësiti i doganës dhe AVUK-ut kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/