image Kalon në lexim të parë Ligji për Buxhetin 2020

Kosovë

Politikë/ Kalon në lexim të parë Ligji për Buxhetin 2020

news image

Me 62 vota për kalon në lexim të parë ligji për buxhetin 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Edhe votimi për kalim në lexim të parë të buxhetit u bë pa pjesëmarrjen e opozitës, ashtu si edhe mocioni i Lëvizjes Vetëvendosje për pëshpejtim të shqyrtimit të projektbuxhetit.

Votimi për kalim në lexim të parë të buxhetit 2020 u bë në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Thirrja e seancës së jashtëzakonshme për projektbuxhetin sipas kryeminsitrit Kurti u bë pasi duhet të ndahen një buxhet emergjent për trajtimin e koronavirusit.

“Na nevojitet buxheti 2020 dhe vetëm më pas ne mund të kemi një buxhet emergjent. Edhe ashtu në muajin mars jemi me 1/12 pjesë të buxhetit. Edhe në vitin 2011 ka pasur dy lexime, më 25 mars dhe 31 mars, por atëherë nuk ka pasur koronavirus. Prandaj duke i pasur parasysh rrethanat në të cilat ndodhemi, unë ju ftoj që ta votojmë këtë projektbuxhet”, tha kryeminstri. /Gazeta Sinjali/