image "Kallëm" thotë Sabri Fejzullahu në projektin më të ri muzikor

Bota e Yjeve

Showbiz/ “Kallëm” thotë Sabri Fejzullahu në projektin më të ri muzikor

news image

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ka publikuar projektin më të ri muzikor.

“Kallem” titullohet kënga e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Kreshnik Avdiu, teksa për orkestrimin është përkujdesur Drinor Zyberaj.

Projektin tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, YouTube, dhe besohet se do të mirëpritet nga fansat e artistit Fejzullahu.

Përkundër viteve dhe karrierës së bujshme profesionale, ai vazhdon të jetë tejet aktiv dhe i angazhuar si në muzikë e po ashtu edhe në koncerte të ndryshme.

Ai javën e kaluar festoi ditëlindjen e 72-të, me mbi gjysmë shekulli karrierë, ndërsa mbetet shumë i kërkuar gjithandej. /Gazeta Sinjali/