Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, do të organizojë një darkë jozyrtare më 13 prill, e diel, me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj darke pune, ministrat do të diskutojnë tema kyçe lidhur me integrimin evropian të rajonit, si dhe sfidat e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.
“Gjatë një drekë pune, ministrat do të diskutojnë se si të avancojnë angazhimin e BE-së me partnerët e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.