image Kajtazi sërish Vitisë: Pse nuk e ke nënshkruar kontratën për vaksina, po i lë njerëzit të vdesin

Sociale

Kajtazi sërish Vitisë: Pse nuk e ke nënshkruar kontratën për vaksina, po i lë njerëzit të vdesin

news image

Kryeredaktori i gazetës online Insajderi, Vehbi Kajtazi, përsëri ka ngritur sot çështjen e furnizimit të Kosovës me vaksina antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, se pse nuk e ka nënshkruar kontratën për furnizim me vaksina.

“Sikur ulja e numrit të testimeve të ndikonte në uljen e numrit të viktimave. Virusi nuk luftohet me mostestim, por me vaksinim. Pyetja që mbetet pa përgjigje është: pse ministër nuk e ke nënshkru kontratën për vaksina, por po i lë njerëzit edhe me tej të infektohen e të vdesin?”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që redaktori i ‘Insajderit’, Parim Olluri është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës pas publikimit të një artikulli që thoshte se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia refuzoi të nënshkruajë një kontratë për furnizimin e vaksinave Pfizer./Gazeta Sinjali/