image Kajtazi, Osmanit: Qe çka është kërcënimi, këso marr qindra brenda muajit dhe nuk bëj filma

Kosovë

Kajtazi, Osmanit: Qe çka është kërcënimi, këso marr qindra brenda muajit dhe nuk bëj filma

news image

Presidenca e Kosovës dje tha të jetë kërcënuar me jetë Vjosa Osmani nga një person me e-mailin lavirja@plogesht.com.

Për rastin reagoi gazetari Vehbi Kajtazi, duke publikuar një kërcënim të kohëve të fundit që ka marrë në Facebook.

Postimi i plotë Kajtazit:

Qe zonja presidente çka eshte kercenimi. Emer e mbiemer e jo nga lavirja@plogesht.com.

Ne qe themi te verteten, kesi kercenimesh marrim me qindra brenda muajit, e nuk bejme filma, ndonese nuk ecim me njesi speciale e as vetura te blinduara sikurse ju dhe deputeti, Albin Kurti.

Sidoqofte, kete gjuhe kercenuese e keni nxitur dhe kultivuar ju dhe deputeti Albin Kurti. Tashme eshte “normalizuar”.

Durojeni, ose beni diçka per ta ndale gjuhen e urrejtjes se kultivuar ne kuzbinen e urrejtjes se udhehequr nga partneri juaj politik, Albin Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/