image Kahn tregon nëse Bayerni ka gjasa që të nënshkruajë me Haaland këtë verë

Futboll

Kahn tregon nëse Bayerni ka gjasa që të nënshkruajë me Haaland këtë verë

news image

Drejtori i Bayern Munich dhe portieri legjendar i Bundesligas, Oliver Kahn ka dhënë një interevistë së fundi ku ka folur për të ardhmen e Robert Lewandowskit dhe gjasat e tyre për të nënshkruar me Erling Haaland.

Kahn duket i qetë rreth situatës së Lewandowskit duke theksuar se ai ka një kontratë me klubin gjerman dhe do të qëndrojë në Bayern për aq kohë sa të jetë e mundur, transmeton Sinjali Sport.

“Lewandowski ka një kontratë me ne. Aktualisht jemi në kontakt me të dhe duam që ai të qëndrojë në Bayern për aq kohë sa të jetë e mundur.

“Të pakënaqur? Më trego një lojtar që është i pakënaqur dhe ende shënon 30 deri në 40 gola në sezon!”, u shpreh ai.

I pyetur për të ardhmen e Lewandowskit, ai shtoi: “Lojtarët kryesorë ndonjëherë mendojnë të provojnë diçka tjetër – dhe duhet kohë për t’i bindur ata.

“Ka edhe mjete financiare dhe si klub duhet të mendosh se si ta menaxhosh atë”, deklaroi gjermani.

Ndërkohë ikona gjermane nuk u la pa u pyetur edhe për sulmuesin e Dortmundit, Erling Haaland, e ardhmja e të cilit vazhdon të mbetet temë e diskutueshme.

“Haaland? Nuk mendoj se do ta bënim punën tonë siç duhet nëse nuk do të kishim parasysh një sulmues kaq të ri.

“Ai është një sulmues i shkëlqyer dhe një lojtar shumë interesant për të ardhmen. Por dimensionet financiare janë përtej imagjinatës sonë”, ka përfunduar gjermani.

/GazetaSinjaliSport/