Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si duket iu është rikthyer hobit të tij, këndimit.
Në një ndejë të organizuar në Shqipëri, Haradinaj ka kënduar live, e në mesin e këngëve që ka kënduar ish-kryeministri, është edhe e famshmja “Kah po shkon moj zanë”.
E si duket, performanca e Haradinajt iu ka pëlqyer mysafirëve, ngase është duartrokitur nga të pranishmit.