Stafi i punës ku punonte Liridona Ademaj në Suedi ka shprehur ngushëllime për humbjen e punëtores së tyre.
Përmes një mesazhi ngushëllues e mjaft prekës, nga kafeneja ku ka punuar tashmë e ndjera Ademaj shprehin dhimbje të madhe.
“Ajo e donte jetën familjare dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë”, shkruan në postimin e ‘Lejas Cafe’ në Facebook.
Por, stafi i saj ka treguar një gjest human për fëmijët dhe familjen e Liridonës.
Në një koment në postimin që kanë bërë në Facebook, njoftojnë se të gjithë personat që dëshirojnë të ndihmojnë familjen Ademaj dhe dy fëmijët e saj mund ta bëjnë përmes kafenesë “Lejas”.
Mjetet e mbledhura do të shkojnë tek familja e të ndjerës, bëjnë të ditur në koment.