Disa prej lokaleve të gastronomisë nuk po respektojnë masat antiCOVID, ku po lejojnë grumbullimin e qytetarëve në masë të madhe, shkruan Gazeta Sinjali.
Edhe pse vazhdimisht po ka aksione të Policisë së Kosovës, me të dalë ata, aty po rikthehet normaliteti.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali njoftojnë se mbrëmjen e sotme në lokalin “Etno” në Gjakovë Policia ka ndërmarrë aksion, por që çdo gjë është e kotë.
Me të dalë ata, lokali është mbushur sërish me klientë.
I njëjti burim tregon që Policia është detyruar të kthehet prapë në mënyrë që të zbrazet lokali. /Gazeta Sinjali/