image Kadrijaj: Kjo çka po ndodh është turp, dhe trupi e ka emrin Albin Kurti

Politikë

Kadrijaj: Kjo çka po ndodh është turp, dhe trupi e ka emrin Albin Kurti

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një deklarim gjatë seancës së 42-të të Kuvendit, Kadrijaj theksoi se AAK ka ofruar zgjidhje të shumta për dalje nga kriza, por VV po refuzon t’i pranojë dhe po shkel aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Po e shihni qëllimin e bllokadës, po e shihni qëllimin e Albin Kurtit, po e shihni qëllimin e Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar konstituimin e Kuvendit. Ne kemi dhënë alternativa, kemi propozuar edhe kandidatë, përfshirë Albin Kurtin, por nuk ka vullnet nga ana e tyre”, tha ajo.

Kadrijaj kritikoi ashpër VV-në për, siç u shpreh, mosrespektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe për përpjekje të vazhdueshme për të imponuar ligje jokushtetuese.

Ajo gjithashtu ironizoi reagimin e partive pas alarmit për bombë paraditen e së dielës: “Deputetët e VV-së shkuan në Qeveri, të tjerët në kafene. Ky është një turp, dhe turpi e ka emrin Albin Kurti.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/