image Kadri Veseli e 'mirëpret' Albin Kurtin në opozitë

Politikë

Kadri Veseli e ‘mirëpret’ Albin Kurtin në opozitë

news image

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka konsideruar të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hap rrugë formimit të qeverisë së re.

Veseli ka shkruar se vendimi i Gjykatës është i drejtë, ndërsa ka shtuar se refuzimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ta çuar emrin e mandatarit për kryeministër te Presidenti Hashim Thaçi e ka imponuar këtë vendim, shkruan Gazeta Sinjali.

“Një vendim i pritur nga Gjykata Kushtetuese, i cili në bazë ka vitin 2014 kur VLAN tentoi ta deformonte vullnetin qytetar. Refuzimi i LVV-së për ta dërguar te Presidenti i vendit, për herë të dytë, emrin e mandatarit për Kryeministër, ka imponuar këtë vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Veseli në Facebook. 

Kreu i PDK-së beson se LVV-ja gjendet tash në një skenar që e ka paramenduar.

“LVV tashmë është brenda skenarit të saj të paramenduar. Dëshiroi ta evitonte mundësinë për të qeverisur, me shpresë se do të përfitonte më shumë duke manipuluar me emocionin qytetar”.

“Tani, demokracia e Kosovës është në momente vendimtare, ashtu siç është edhe e ardhmja e shtetit”, ka shkruar Veseli. /Gazeta Sinjali/