image Kadri Veseli e “mbyti” korrupsionin, nuk po i len vend askund!

Kosovë

Fushatë/ Kadri Veseli e “mbyti” korrupsionin, nuk po i len vend askund!

news image

Sipas raporteve të ndryshme ndërkombëtare, Kosova është ndër vendet me shkallë të lartë të korrupsionit.

Kjo gjendje ka prekur majat më të larta të shtetit dhe ka lulëzuar prej pas luftës si pasojë e një sistemi të brishtë të  drejtësisë, i cili nuk ka arritur ta parandalojë këtë dukuri edhe për shkak të ndikimit të lartë politik ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga partitë në pushtet.     

Ndonëse Partia Demokratike e Kosovës ka pasur përgjegjësinë kryesore qeverisëse me vendin në dekadën e fundit, kryetari i saj Kadri Veseli ka zgjedhur pikërisht moton kundër korrupsionit për të bërë fushatë politike.

Madje në një status të publikuar sot lidhur me organizatën jo qeveritare për artizanate “Dita”, përfituese e granteve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Veseli ka theksuar se “nga lufta kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve janë kursyer fonde që kanë mundësuar mbështetjen e kësaj organizate, e cila sipas tij tani jep kontribut të dyfishtë për të mirën e shoqërisë”

Ai ka shtuar se duke e luftuar korrupsionin, ne do të kursejmë edhe më shumë fonde dhe do të sigurojmë edhe më shumë mbështetje për veprimtari të ngjashme si të organizatës “Dita”, duke ofruar më shumë mundësi e hapësirë për të rinjtë në përgjithësi dhe për vajzat në veçanti. /Sinjali/

Në vijim statusi i plotë i Kadri Veselit në facebook.