Ish konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj ka reaguar kundër ish të dashurit të saj, Lumbardh Salihut.
Kaderi e nxori Lumin bllof duke ia publikuar bisedat, ku fituesi i edicionit të dytë shihet se ia ka uruar ditëlindjen.
Reagimi i plotë:
Prej shumë kohësh kam zgjedhur heshtjen, edhe pse vazhdimisht jam përmendur në intervista.
Heshtja nuk ka qenë mungesë fjalësh, por një zgjedhje e vetëdijshme për të kursyer personin në fjalë – jo për ndonjë arsye tjetër, por për një fije respekti për të kaluarën tonë.
Por kur ky respekt nuk është reciprok dhe për hir të pak vëmendjes apo përpjekjeve për të shpëtuar një imazh të lëkundur, dikush zgjedh të më përdorë si mjet për manipulim, heshtja bëhet pafuqi.
Së fundmi, më dërguan një video – një tjetër episod viktimizimi dhe gënjeshtrash të hapura. Nuk është hera e parë, por duhet të jetë hera e fundit. Dikush që pretendon të hyjë në politikë dhe të fitojë besimin e njerëzve, nuk mund të lejojë vetes të ndërtojë rrugën e tij mbi gënjeshtra edhe për gjëra bazike, si një urim ditëlindjeje.
Mund të më kesh gënjyer mua, por mos gënje publikun duke vazhduar të flasësh mbi emrin tim. Boll është boll!
Gjithashtu në foto vërejmë se Lumbardhi i ka shënuar gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas.