image Kadare nuk fiton as sivjet, ky është nobelisti më i ri në letërsi

Libra

Kadare nuk fiton as sivjet, ky është nobelisti më i ri në letërsi

news image

Novelisti tanzanian Abdulrazak Gurnah ka fituar Nobelin për Letërsi 2021.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e çmimeve Nobel në Twitter.

“Çmimi Nobel në Letërsi i vitit 2021 i jepet romancierit Abdulrazak Gurnah ‘për depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në gjirin midis kulturave dhe kontinenteve'”, shkruhet në postimin e tyre.

Gurnah, i cili u rrit në një ishull të Zanzibarit, shkoi në Angli si refugjat në vitet 1960, ka publikuar 10 novela dhe po ashtu një numër të storieve të shkurta.

/Gazeta Sinjali/