image Kabllot e rrymës në nënkalimin në Komoran rrezik për qytetarët
[wp-story id="814678"]

Sinjalizime

Kabllot e rrymës në nënkalimin në Komoran rrezik për qytetarët

news image

Në kryqin e vjetër të Komoranit është një nënkalim, përmes të cilit, qytetarë të shumtë gjatë ditës kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse është investim i ri infrastrukturor, ky nënkalim nuk është funksional gjatë kohës me shi. Kjo për shkak se i gjithë nënkalimi mbushet me ujë.

Mirëpo, një problem tjetër që është shfaqur në këtë nënkalim është edhe mungesa e dritave. Kabllot që e përçojnë energjinë elektrike nuk janë vendosur siç duhet, ato janë të varura dhe konsiderohen rrezik për qytetarët.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë që ky nënkalim nuk është pronë e tyre.

“Nuk është pronë e KEDS-it por e Ministrisë së Infrastrukturës”, ka thënë ai.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet:

/GazetaSinjali/