Në kryqin e vjetër të Komoranit është një nënkalim, përmes të cilit, qytetarë të shumtë gjatë ditës kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndonëse është investim i ri infrastrukturor, ky nënkalim nuk është funksional gjatë kohës me shi. Kjo për shkak se i gjithë nënkalimi mbushet me ujë.
Mirëpo, një problem tjetër që është shfaqur në këtë nënkalim është edhe mungesa e dritave. Kabllot që e përçojnë energjinë elektrike nuk janë vendosur siç duhet, ato janë të varura dhe konsiderohen rrezik për qytetarët.
Në një prononcim për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë që ky nënkalim nuk është pronë e tyre.
“Nuk është pronë e KEDS-it por e Ministrisë së Infrastrukturës”, ka thënë ai.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet: