Futbollisti kosovar me pasaportë zvicrane, Granit Xhaka ka dalë publikisht në mbështetje të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”.
Gjesti tashmë ka marrë të gjithë vëmendjen e showbizit në Kosovë e Shqipëri, pasi brenda 24 orëve u zhvendos nga “Big Brother Vip Kosova 3”, në atë “Big Brother Albania 4”.
Teksa kjo po konsiderohet një padrejtësi nga ana e produksionit të “BBVK-së” për mënyrën se si u eliminua, ai po merr mbështetje nga shumica e yjeve të estradës dhe jo vetëm, shkruan Sinjali.
Edhe Xhaka para pak momentesh ka dalë në mbështetje të tij, duke shpërndarë një video të tij në “Insta Story”, teksa e ka etiketuar atë duke vënë një mbishkrim “ka puls”.
Kujtojmë që këngëtari tashmë ka pasur një rritje rekorde të ndjekësve në Instagram, i cili tashmë ka shkuar në mbi 330 mijë.