Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili u paraqit për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë, raporton Gazeta Sinjali.
Në fund, gjykatësi i Speciales, Nicolas Guillou njoftoi se Selimi do të mbetet në paraburgim, ndërsa ndalimin e tij ai ka të drejtë që ta kundërshtojë.
“Do të doja të ju informoja që unë do të nxjerrë një vendim që e urdhëron prokurorin e specializuar për të klasifikuar dosjet, në mënyrë që mbrojtja të ketë çasje në to.
Ndërkohë, që ju mbeteni në paraburgim, dua të ju informoj që mund ta kundërshtoni ndalimin tuaj. Kjo do të trajtohet me vendime me shkrim”, ka thënë gjykatësi./Gazeta Sinjali/