image Ka përfunduar mbledhja te Chelsea për situatën e Lukakus, ja vendimi - Sinjali

Ka përfunduar mbledhja te Chelsea për situatën e Lukakus, ja vendimi

news image

Chelsea ka mbajtur një takim për situatën e Romelu Lukakus, transmeton Sinjali Sport.

Blutë kanë treguar pozicionin e tyre për këtë rast, ku kanë treguar se Romelu nuk do të largohet në janar, gjithashtu nuk do të huazohet askund.

Thomas Tuchel do ta diskutojë vendimin e tij nesër, ku do të tregojë më gjerësisht për takimin me sulmuesin belg.

Lukaku para disa ditësh në një intervistë tha se do dëshironte të rikthehej te Interi dhe se e ndjen se nuk është duke pasur rol siç i ishte premtuar nga trajneri gjerman.

Ai sot u stërvit me bashkëlojtarët e tij, para sfidës së Chelseat në Carabao Cup kundër Tottenhamit.   /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin